Mediat turke raportojnë se avionët turq kanë rrëzuar një aeroplan luftarak, me origjinë të panjohur, i cili ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë në kufi me Sirinë. Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se avionët turq F16 kanë paralajmëruar aeroplanin për shkelje të hapësirës ajrore, përpara se e kanë rrëzuar. Zyrtarët kanë thënë se aeroplani është rrëzuar në territorin sirian, pranë kufirit me Turqinë. Mediat turke raportojnë se dy pilotët e aeroplanit janë hedhur me parashutë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se një avion i saj luftarak SU-24 është rrëzuar brenda Sirisë, me sa duket për shkak të granatimeve nga toka, duke mohuar se avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë. Rusia është duke kryer sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të kriminelit sirian, Bashar al-Assad. Avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar reagime nga Ankaraja.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Goditja që SHBA i dha Kosovës me ndërprerjen e Dialogut Strategjik, do të ketë pasoja afatgjata
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se goditja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës …