Gjendja aktuale e Trepçës është e rëndë, minatorët parlajmërojnë protesta edhe grevë

Gjendja aktuale e Trepçës është e rëndë, minatorët parlajmërojnë protesta edhe grevë

Të pakënaqur me mos kalimin e draft statusit për Trepçën të propozuar nga punëtorët shprehet Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës. Këtë pakënaqësi Sindikata e shprehi përmes një letre që ia drejtori kryeministrit Ramush Haradinaj përmes të cilës paralajmërojnë veprime radikale në të ardhmen duke mos përjashtuar as protesta as grevë të përgjithshme. “Gjendja aktuale në Trepça nuk është e mirë, pasi kërkesat dhe vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh nga Bordi i Trepçës dhe Qeveria e Kosovës”, shkruhet në letrën e tyre.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, minatorët dhe punëtorët e Trepçës janë të zhgënjyer me qasjen e Bordit të Trepçës. “I nderuari kryeministër, nga ju është premtuar që të dy versionet e draft statutit për Trepçën t’ju dërgohen në Parlament, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe minatorët janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të krijuar dhe nuk përjashtohet eskalimi i situatës ku mund të shkoj drejt protestës apo grevës së përgjithshme”, thuhet në letër.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …