Brickos

Problemi i varrezave të qytetit pritet të merr epilogun përfundimtar të premten

Gjatë ditës së sotme, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbledhur anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa për të diskutuar pikat e re rendit të ditës që janë përgatitur për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës. Në seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Ferizajt që do të mbahet të premten, pritet të merret vendimi për destinimin e një ngastre kadastrale për varrezat e qytetit në Fshatin e Vjetër. Kështu ka vendosur sot Komiteti për Politikë dhe Financa, pas një debati, në të cilin përfaqësuesit e opozitës nga radhët e LDK-së, jo vetëm që e kundërshtuan këtë propozim, por kërkuan që kjo pikë edhe të hiqet nga rendi i ditës i kësaj seance. Marrjes së këtij vendimi paraprakisht i parapriu edhe anulimi i vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm për ngastrën kadastrale e paraparë për varreza tek Parku Liria,  si dhe vendimi  për anulimin e zbatimit të aktivitetit të planit të veprimit  të PZHK-së në atë zonë. Drejtori i Urbanizimit, Lulzim Aliu, ka argumentuar këto propozime duke vë në dukje se anulimi po bëhet me kërkesë të FSK-së dhe nevojës që sa më parë të kemi një hapësire të destinuar për varreza. Ka shtuar se vendi aktual i propozuar i plotëson kërkesat për një kohë, ndërsa ka potencuar aspektin ligjor i cili nuk e pengon PZHK-në. Kjo paraqitje ka ngjallur debatin. Përfaqësuesit e LDK-së  në këtë trup të Kuvendit kanë thënë se kjo çështje po shikohet nga këndvështrimi politik. Kanë shtuar se ka qenë edhe premtim elektoral i kryetarit, teksa kanë përmendur edhe ndeshjen me ligjin ngase PZHK-ja sipas tyre  e ka paraparë ndryshe. Në mbrojte të këtyre propozimeve kanë dalë përfaqësuesit e pozitës në Komitet, duke thënë se çdo kërkesë të FSK-së duhet respektuar, teksa kanë shtuar se FSK-ja dhe institucionet e saja i bëjnë nder të veçantë Ferizajt. Madje kanë shtuar se këto probleme  derivojnë nga PZHK-ja,  por që do jenë transparentë gjatë shqyrtimit të këtyre  aspekteve. Pati mendime se vendimet e ministrive, por edhe PZHK-në nuk duhet kundruar vetëm në kontekst negativ por që duhet respektuar. Shpjegime shtesë për çështjet e ngritura ka dhënë drejtori i Urbanizimit, Lulzim Aliu, duke thënë se këto ndryshime janë ligjore dhe se është momenti i fundit që këtij problemi t’i bëhet zgjidhje. Në seancën e së premtes Kuvendi i komunal Ferizajt do ta debatoi edhe platformën qeverisëse për vitin 2017-2021, ecurinë financiare  të komunës për periudhën janar-mars 2018, do ta vendosë në debat publik  rregulloren komunale për shfrytëzimin e objekteve sportive si  dhe  do të merr vendim për këmbim të një ngastre kadastrale në fshatin Komogllavë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …