KMDLNJ

Shala: Ndalesa në kufi të Kosovës e qytetarëve që kanë gjoba është shkelje e të drejtave të njeriut

Duke komentuar ndalesat në pikat kufitare që po iu bëhet qytetarëve që nuk i kanë paguar gjobat, kryetari i Këshillit pët Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, behxhet Shala ka thënë se ndalesa për të hyrë në Kosovë e qytetarëve që kanë gjoba është shkelje e të drejtave të njeriut. Ai ka shtuar më tutje se në qoftë se një bashkatdhetar e ka një borxh para ligji, qoftë për vuajtje të dënimit, qoftë me pagesë të ndonjë gjobe, ai jo që nuk duhet të ndalohet të hynë në Kosovë, por ai duhet të pritet me lule, të hynë brenda dhe atëherë pasi të hyn brenda mund të dërgohet në burg ose të detyrohet ta paguaj dënimin. Në qoftë se i ndalohet të hyjë në Kosovë, atëherë bëhet shkelje e ligjit, sepse nuk po zbatohet mendimi i një gjykate, por me këtë kontekst po bëhet shkelje e të drejtave të njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …