Kryetari Jashari së bashku me Hoxhën Halil Kastrati gëzuan 4-familje duke nisur katër shtëpi në Komunën e Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me hoxhën Halili Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në prag të festës së Fitër Bajramit, gëzuan katër familje nevojtare në kushte të rënda jetese, duke nisur katër shtëpi. Katër familjeve të Komunës së Skenderajt, të cilave iu filloi ndërtimi i shtëpive janë:

Familja 5-antarëshe Haki Bajramit nga fshati Baks.

Familja 6-antarëshe e Feriz Beka, nga fshati Likoc.

Familja 5-antarëshe e Shaip Aliu, nga fshati Rezallë.

Familja 4-antarëshe e Naim Kaçkini, lagjia nr.6 në Skenderaj

Po ashtu humanisti Halil Kastrati e njoftoi Kryetarin Jashari, se ditëve në vijim do të dhurohen edhe 100 pako me gjëra ushqimore për nevojtarët në Skenderaj nga kjo shoqatë. Kryetari Jashari e falënderoi përzemërsisht hoxhën Halil Kastrati me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën që ju bënë familjeve nevojtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …