Lushtaku: Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e PDK-së dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre

Sami Lushtaku i ka bërë me shtëpi dy familje, një në Runik një në Shipol të Mitrovicës

Festa e Fitër Bajramit do të jetë më e mirë këtë herë për familjen Dervishi nga Runiku dhe familjen Emini nga Shipoli i Mitrovicës. Ish- kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se dy familje janë bërë më shtëpi, duke mbajtur premtimin që e kishte dhënë më parë. “Ashtu siç kemi premtuar pak kohë më parë, për festën e Fitër Bajramit, familja e Bashkim Dervishit nga Runiku i Skenderajt dhe familja e Shyqri Eminit nga Shipoli i Mitrovicës janë bërë më shtëpi të reja”, ka shkruar Lushtaku. Ai ka falënderuar edhe humanistin Halil Kastrati, i cili po jep një kontribut të madh për familjet në nevojë. Falënderoj hoxhën Halil Kastrati, i cili çdoherë është pranë familjeve që kanë nevojë”, ka shtuar Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …