Ijad Madani: OBI ka dënuar sulmet terroriste në Paris dhe ka shprehur “solidaritet me Francën

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, grupit më të madh në botë të vendeve myslimane – ka dënuar sulmet terroriste, në Paris dhe ka shprehur “solidaritetin e palëkundur” të organizatës me Francën. Ijad Madani ka thënë se organizata kundërshton në mënyrë të vendosur çdo akt terrorist, që shkel të drejtën për jetë dhe minon vlerat e lirisë dhe barazisë, të promovuara vazhdimisht nga Franca. Të dielën, edhe dijetarët sunitë të Ligës Botërore Myslimane, me seli në Mekë të Arabisë Saudite, kanë dënuar sulmet në Paris dhe ato në Liban, që kanë ndodhur të enjten dhe të premten.

Kontrolloni gjithashtu

Albinot Maloku: Zbatimi i MSA-së në ngërç për shkak të shpërfytyrimit të rendit shtetëror në Kosovë

Politologu Albinot Maloku vlerëson se zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) është i bllokuar për …