Zëvëndëskryeministri Hoxhaj e ka pritur në takim homologun e tij nga Maqedonia, Bujar Osmanin

Zëvëndëskryeministri Hoxhaj e ka pritur në takim homologun e tij nga Maqedonia, Bujar Osmanin

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zëvëndëskryeministrin e Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin. Gjatë takimit është diskutuar për angazhimin e dy vendeve për perspektivat evropiane të rajonit,pasi që është në interes të përbashkët të dy vendet të përkrahin njëra tjetrën  në procesin e integrimeve në BE. Bujar Osmani ka thënë se përvojat e fituara të Maqedonisë në kuadër të procesit te Stabilizim – Asocim me BE, do të i përcjell tek Kosova me qëllim të përshpejtimit dhe progresin e perspektivave Evropiane. ‘’Si fqinjë më të afërt me kënaqësi këto përvoja do ua përcjellim kolegëve tanë nga Kosova, me qëllim të përshpejtimit dhe progresin e perspektivave Evropiane në tërë rajonin’’, ka thënë Osmani. Vendosjen e gurëthemelit të përbashkët të dy shteteve në vendkalimin e përbashkët Bellanovc – Stançiq, Osmani dhe Hoxha e quajtën si dëshmi e suksesi fqinjësor duke shprehur kënaqësi për progresin e ndërtimit të rrugës Shkup – Bllacë, ky projekt së bashku me autostradën Prishtinë – Bllacë,ndertimi i se ciles eshte në vijim do të shkurtoj udhëtimin mes Shkupit dhe Prishtinës nga dy orë në më pak se nji orë.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri kritikon politikat sociale të Qeverisë

Ndihmat financiare të njëhershme të shpërndara nga Qeveria e Kosovës, përfshirë pagesat prej 100 eurosh …