Ministri i Jashtëm i Liberisë, thotë se shteti i tij e ka tërhequr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Liberisë, thotë se shteti i tij e ka tërhequr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Liberisë, ka konfirmuar se shteti i tij ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Ne kemi pranuar pavarësinë e Kosovës, tani e kemi tërhequr këtë vendim deri sa të përfundojnë bisedimet për normalizim të marrëdhënieve të këtyre dy shteteve,” tha Milton Filndli. Ai tha se rajonit i duhet paqe dhe të largohet nga konfliktet, dhe se Beogradi dhe Prishtina duhet të kalojnë përmes procesit paqësor dhe që Qeveria e Liberisë të pranojë vendimin që përmes këtij procesi që të dyja palët do ta sjellin së bashku. Milton Findli gjatë javës ka takuar homologun e tij serb Ivica Daçiq dhe i dorëzoi atij notën verbale të tërheqjes së pavarësisë së Kosovës. Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …