Bedri Hamza: Premtimet e Qeverisë Kurti në aspektin ekonomik janë më shumë se ambicioze dhe vështirë të realizueshme

Ministri i Financave, Bedri Hamza, nuk ka pranuar të marrë pagën me rritje, as pjesën retroaktive

Këshilltari, i ministrit të Finanacave, Bedri Hamza, zotëriu, Lulzim Rafuna, ka deklaruar për mediet se ai së bashku me ministrin dhe me këshilltarët kanë refuzuar të marrin pagën me rritje për të cilën vendosi kryeministri Ramush Haradinaj. I pyetur nëse ministria ka forcë ligjore për të penguar rritjen e pagave të qeverisë, Rafuna ka thënë se kjo gjë nuk mund të bëhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur javën e kaluar, duke konsideruar qëndrimin e Kushtetueses mbi rritjen e pagave, ministri i Financave, Hamza, nuk votoi vendimin për rritje pagash me sugjerimin që të pritej miratimi i Ligjit për pagat në mbështetje të cilit do të harmonizohej rritja e pagave të zyrtarëve të lartë. Gjykata Kushtetuese ka thënë se vendimi për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …