Kryetari Latifi pritet në takim nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Gjatë ditës së martë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, janë pritur në takim nga Pal Lekaj, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe stafi i tij. Në takim është biseduar për infrastruktura rrugore dhe modernizimi i saj dhe për prioritet e përbashkëta në mes të Komunës dhe Ministrisë. Gjatë takimit është diskutuar për përmbushjen e zotimit publik dhe obligimi i tyre i përbashkët. Takimet e shumta me ministra dhe zyrtar tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës vërtetojnë faktin se Rahoveci, po merr përkrahje serioze për projekte të rëndësishme rrugore nga Ministria e Infrastrukturës dhe ministritë tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …