Kuvendi Komunal ka miratuar unanimisht KAB-in për vitin 2019-2021

Në mbledhjen e shtatë për këtë vit të Asamblesë Komunale të Suharekës, anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar për pesë pika të rendit të ditës  dhe atë:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacioneve dhe dhënien në shfrytëzim afatgjatë të ptonës së paluajtshme të komunës;

  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2019-2021;

  4. Shqyrtimi i projekt-rregullores për rregullat e punës në institucionet shkollore për stafin udhëheqës, mësimdhënës, nxënës dhe stafin mbështetës;

  5. Pyetje dhe përgjigje;

Për të gjitha pikat u diskutua dhe janë dhënë sqarime, por temë bosht e këtyre diskutimeve padyshim ishte pika e tretë që kishte të bënte më miratimin e KAB ( Kornizës Afatmesme Buxhetore) për Komunën e Suharekës, për vitin 2019-2021, ku anëtarët e Kuvendit gati nga të gjitha subjektet politike kanë diskutuar dhe kanë kërkuar sqarime. Pas diskutimeve unanimisht është miratuar KAB-i për vitin 2019-2021. Kurse për Projekt-rregullorja për rregullat e punës në institucionet shkollore për stafin udhëheqës, mësimdhënës, nxënës dhe stafin mbështetës, ka kaluar me 23 vota  pro dhe dy kundër.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …