KFF- “ Malisheva” pritet nga shefja e kabinetit të kryetarit dhe drejtoresha e DKRS

Në prag të njëvjetorit të themelimit të Klubit të Futbollit të Femrave “Malisheva” dhe përfundimit të sezonit 2017/2018, KFF së bashku me stafin udhëheqës u pritën nga shefja e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Blerta Krasniqi dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu- Ramaj. Blerta Krasniqi iu drejtua futbollisteve, “Ishim së bashku kur themeluam klubin dhe së bashku jemi edhe në fund të këtij edicioni të garave, ju përgëzoi për sukseset e arritura, sepse sot ndryshe frymon sporti i futbollit të femrave, jo vetëm në Malishevë, por edhe në Kosovë, ndihem krenare me sukseset e juaj, me përfaqësimin në reprezentacionin e futbollit të femrave në Republikës e Kosovës, me Fortesa Berishën dhe Erda Podgoricën dhe premtoi mbështetje si dhe do të jam një tifoze e juaja përherë. Ju sfidohi në fushën e blertë, ne sfidohemi në krijimin e kushteve sa më të mira për ju dhe gjithë sportdashësit malishevas. Malisheva ka krijuar infrastrukturë të mirë sportive dhe ju po sjellni rezultate të pritura, këtë vit edhe më shumë është rritur mbështetja financiare për sportin e në veçanti futbollin”, tha Blerta Krasniqi. Kurse, drejtoresha Besarta Kryeziu –Ramaj Theksoi”Ju jeni krenaria jonë e sportit, ju tejkaluat vetveten dhe tabu temat dhe ju po tregoni se femra malishevas është e denjë në të gjitha frontet e jetës, si dhe në futboll, do të vazhdojmë t’u mbështesim dhe urojmë për suksese të reja, nga ju presim në një të ardhme të afërt, të bëheni kampion Kosove”. KFF “Malisheva” ka një sfond të pasur të futbollisteve në të dy grup moshat, në këtë ekip kemi lojtare edhe nga disa komuna të Kosovës si: Kamencia, Kaçaniku e Suhareka, tha trajneri i ekipi Valmir Krasniqi, duke premtuar angazhim dhe suksese të reja në edicioni e ri të sezonës 2018/2019”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …