Erdogan dhe partneri i tij qeverisës janë dakorduar që të mos vazhdohet me gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi

Erdogan dhe partneri i tij qeverisës janë dakorduar që të mos vazhdohet me gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe partneri i tij qeverisës, ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme, kur periudha e saj aktuale tremujore të skadojë, në korrik. Turqia ëshë në gjendje të jashtëzakonshme që nga një grushtshtet i dështuar në vitin 2016. Erdogan ka premtuar se do ta shfuqizojë atë nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit. Ai i ka fituar me 53% të votave duke e zgjatur mandatin e tij së paku deri në vitin 2023. Gazeta pro-qeveritare “Sabah” raportoi se Erdogan dhe udhëheqësi i partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahceli, ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas Ankarasë, ajo ka qenë e nevojshme për të shmangur kërcënimet për sigurinë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …