U nënshkrua marrëveshja për përkrahje të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Uran Ismaili për të përkrahur Kujdesin Parësor Shëndetësor. Kjo marrëveshje është vazhdimësi e marrëveshjes së vitit të kaluar dhe ka për qëllim përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve në institucionet shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor për të gjithë qytetarët në nevojë. Komuna e Suharekës është njëra nga gjashtë Komunat pilote së bashku me kryetarët e komunave – Dragash, Malishevë, Prishtinë, Prizren dhe Rahovec. Ky projekt parasheh që t’ua transferojë rreth 700 mijë euro institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor në këto komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti në takim politologun, Muharrem Shtavica

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim politologun e shquar nga …