Dubravka Stojanoviq: Qysh kur Millosheviqi shpalli fitoren ndaj NATO-s vazhdon fantazia më e pabesueshme

Dubravka Stojanoviq: Qysh kur Millosheviqi shpalli fitoren ndaj NATO-s vazhdon fantazia më e pabesueshme

Historiania serbe, Dubravka Stojanoviq, ka deklaruar se në përpjekjen për ta zgjidhur çështjen e Kosovës, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq po flet për veriun e saj sikur ai të jetë praktikisht pjesë e Serbisë. Kohë më parë, përkujton gazeta “danas” ai ka thënë se frikësohet se shqiptarët e Kosovës planifikojnë ta marrin veriun, ta pushtojnë dhe pastaj do të pasojë një dëbim i serbëve nga ky rajon. Qysh kur Millosheviqi e shpalli fitoren ndaj NATO-s deri te deklaratat e tilla, po e vazhdon jetën fantazia më e pabesueshme, edhe pse të gjithë, nga përvoja më elementare e dinë se në Kosovë as që mund të shkohet. Por politikanët në pushtet s’e kanë problem të flasin broçkulla të tilla pasi që shoqëria në to pothuajse nuk reagon fare. Ne kemi një si pakt heshtjeje dhe kjo është disfata jonë më e madhe”, ka thënë Stojanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …