Sulejman Uglanin

Sylejman Uglanin: Vuçiq nuk është kryetar i boshnjakëve, as Bërnabiq e ministrat e saj nuk janë boshnjakë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, Sulejman Uglanin sot në Novi Pazar ka deklaruar se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është kryetar i boshnjakëve dhe Ana Bërnabiq e anëtarët e Qeverisë së saj nuk janë kryeministre dhe ministra boshnjakë. “Organet shtetërore serbe përfaqësojnë organet legjitime të popullit serb interesat e të cilit i mbrojnë dhe mendoj se ata po i mbrojnë mirë. Ne duam që me ta të bisedojmë për marrëdhënie e ardhshme, por ata nuk janë as kryeministra, as kryetar, as ministra dhe as deputetët tanë. As Vuçiqi, as Bërnabiqi, as Daçiqi dhe as Vulini. Këtë le ta fshijnë nga koka”, ka thënë Uglanin. “Kam dëgjuar se kryetari serb i shtetit të Serbisë Vuçiq ka thënë se kujdeset për boshnjakët. Mos të kujdeset ai për boshnjakët, sepse ata për të cilët është kujdesur ai, kanë përfunduar në Srebrenicë, 8.372 sish. Vuçiqi me deklaratën se duhet vrarë 100 boshnjakë për një serb të mbytur, ka frymëzuar krime ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, Sanxhak e Kosovë”, ka thënë Uglanin.

Kontrolloni gjithashtu

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin …