Deklarata skandaloze e Abelard Tahirit thellon përçarjen e krahut të luftës dhe nuk përçon shumicën e votuesve të PDK-së

A. Tahiri: As për 40 vjet “Specialja” s’ do të ketë mundësi t’i evidentojë krimet që pretendohet t’i ketë kryer UÇK-ja

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri gjatë seancës së sotme parlamentare për votimin dhe formimin e komisionit shtetëror lidhur me krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, tha se as për 40 vjet Gjykata Speciale nuk do të ketë mundësi të evidentojë dhe të nxjerr në pah krimet që pretendohet t’i ketë kryer UÇK ndaj popullatës civile. Nuk duhet të krahasohet Gjykata Speciale me Tribunalin ndërkombëtar. “Mendoj që është e padrejtë që Albin Kurti e ka krahasuar  Gjykatën Speciale me kërkesën e Republikës së Kosovës për Tribunalin Ndërkombëtar. Ne e dimë gjithë  me çfarë presioni dhe me çfarë kërkese edhe prej çfarë raporti është krijuar Gjykata Speciale. U tha që për katër vjet nuk u ngrit as një aktakuzë, jo për katër vjet, por edhe për 40 vjet do të kenë problem t’i nxjerrin në pah krimet që gjoja i paska kryer UÇK, ndaj popullatës civile. Ai tha se është e  papranueshme që Republika e Kosovës të mos  i drejtohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Sigurimit, drejtësisë ndërkombëtare, për 13. 547 viktimat e luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Radio-Kosova e Lirë sot shënoi 25-vjetorin e përfundimit me sukses të misionit informativ, historik, gjatë luftës së UÇK-së

Radio-Kosova e Lirë, në bashkëpunim me TV-Diellin dhe përkrahës e ndihmës të saj, sot shënoi …