AAK: Deklarata e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit

AAK: Deklarata e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell i cili tha se Bashkimi Evropian nuk është kundër ndryshimit të kufijve. Me anë të një komunikate për media, AAK thotë se një deklaratë e tillë është e dëmshme sipas tyre për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Sipas kësaj partie, kjo është një qasje destruktive në rolin e tyre në dialogun e udhëhequr nga SHBA-të. “Secila përpjekje për të na rikthyer në një proces të paqartë, të pakornizuar në kohë, dhe pa parime dialoguese, do të jetë kundërproduktive, dhe do të refuzohet fuqishëm nga Kosova dhe populli i saj sikurse në të kaluarën”, thuhet tutje në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …