Time Kadrijaj

AAK i kërkon Qeverisë së Kosovës të vendos masën e reciprocitetit në gjitha fushat ndaj Serbisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i sugjeron Qeverisë së Kosovës të vendosë masën e reciprocitetit në gjitha fushat ndaj Serbisë. Në partinë e Ramush Haradinajt, thonë se vendimi për reciprocitet për targa ndaj automjeteve serbe është i mirëseardhur, por nuk është dashur të merret në periudhën e zgjedhjeve lokale. Sipas tyre, ky vendim mund të jetë marrë qëllimshëm edhe për të stopuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj shprehet e shqetësuar me situatën e tensionuar në veri të vendit, derisa thotë për KosovaPress, se me anë të vendimit për reciprocitetin për targat i është bërë e padrejtë shqiptarëve të Preshevës dhe Bujanovcit, pasi po ndëshkohen në dy drejtimet. Kadrijaj e cila është edhe deputete e AAK-së në Kuvendin e Kosovës thotë, se vendimi për reciprocitet ka prapavijë edhe elektorale, derisa ngre dyshime se mund të jetë i qëllimshëm për ta stopuar procesin e dialogut./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …