AAK

AAK-ja ka bërë të ditur zyrtarisht se deri më tani ka paracaktuar 10 kandidatë për kryetarë komunash

Emrat e kandidatëve që pritet të votojnë për kryetarë komunash nga AAK-ja  tashmë janë drejt finalizimit. Për postin e kryetarit të Prishtinës, në garë nga AAK-ja është Daut Haradinaj, i cili së fundi liroi postin e deputetit të Kosovës. Në komunën  e Pejës, Arbër Tolaj, në Besianë, Besnik Tahiri kurse në Burim, Bekë Berisha. Garës për zgjedhje lokale do t’i bashkohen edhe gjashtë kandidatët aktualë të komunave. Për kryetarin e Therandës, Bali Muharremaj, kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, kryetarin e Junikut, Agron Kuçi dhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj. Derisa AAK-ja pothuajse ka zyrtarizuar të gjitha kandidaturat, partitë e tjera politike ende kanë publikuar  emrat e të emëruarve të tyre për kryetarë të komunave.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …