AAK kërkon anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO për stabilitet dhe zhvillim kombëtar

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj paraqiti agjendën e para fushatës dhe diskutoi orientimet kryesore programore, duke njoftuar kolegët për vizitën e tij në Amerikë. Gjatë qëndrimit atje, ai u fokusua në nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar se ky hap do të kontribuojë në sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. Sipas tij, anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO është një hap vendimtar për përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe uljen e emigrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …