Lahi Brahimaj, përkujton heroin Zahir Pajaziti, kujtime dhe frymëzim për brezat e ardhshëm

Gjeneral, Lahi Brahimaj ka bërë homazhe në ditëlindjen e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai ka ndarë disa kujtime dhe reflektime për figurën e tij të paharrueshme.

“Sot përkujtojmë ditëlindjen e Heroit Zahir Pajaziti. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kam pasur nderin të bashkëpunoj me të në përpjekjet tona për liri. Herën e fundit që u takuam ishte vetëm një javë para rënies së tij, ku pimë një çaj të përgatitur me dashuri nga Nëna Azë. Zahiri ishte një njeri i veprimit dhe i aksionit të përkushtuar, i cili gjithmonë na edukonte të flisnim më pak dhe të vepronim më shumë për idealin tonë të lirisë. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të na frymëzojnë gjithmonë në çdo hap.”

Ky njoftim shpreh respektin e thellë që Brahimaj ka për Zahir Pajazitin dhe përkushtimin e tij për liri, duke shërbyer si kujtesë e fuqishme e sakrificës dhe dedikimit që Zahiri la pas për brezat që vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llaushë të Skenderajt u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Llaushë të Skenderajt, sot  u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë …