AAK: Ndal zgjidhjes me mjete policore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur të papranueshëm
dhe të panevojshëm arrestimin e deputetes, Albulena Haxhiu. Në një reagim për
medie, AAK vlerëson se ky arrestim “është një goditje e rëndë për autoritetin e
deputetëve”. “
Kosova
sot është përballë një problemi politik, një krizë politike, një krizë
parlamentare dhe logjika që problemet politike të zgjidhen me mjete policore,
nuk mund të interepretohet ndyshe, përpos si shtypje e lirive politike. Arrestimi
i deputetëve ka qenë një veprim i nxituar, dhe përgjegjësinë për këtë e mbajnë
vetë urdhërdhënesit, të cilët kanë rënë në kurthin që e kanë ngritur vetë. S’ka
shtet normal, që mban kaq shumë deputetë në burg, në të njejtën kohë”, përfundon
komunikata e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …