Abdixhiku: Të gjithë bashkë kemi përballuar sfidën shëndetësore të shekullit

Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka deklaruar se LDK-ja po i kthehet fuqishëm qytetarit. I shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku, ai vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri dhe bisedoj me stafin mjekësor të kësaj qendre. “Jam falënderues për punën e mjekëve, mësimdhënësve e të rinjve sidomos gjatë pandemisë Covid 19. Të gjithë bashkë kemi përballuar sfidën shëndetësore të shekullit. Në këtë mandat kemi përmirësuar kushtet e punës për mjekët, kemi tre fishuar buxhetin e barnave dhe kemi ndërtuar QKMF e re. Secili mjek e infermier i ka realizuar të drejtat nga kontrata kolektive pa pasur nevojë të endet gjykatave e përmbaruesëve. Bashkë me mjekët, mësuesit e të rinjtë e vazhdojmë rrugëtimin e ndryshimit më qytetin që e duam! Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri  ka shkruar se në këtë mandat kanë përmirësuar kushtet e punës dhe kanë trefishuar buxhetin, duke shtuar se bashkë me mjekët, mësuesit e të rinjtë do të vazhdojnë rrugëtimin për ndryshimin e qytetit të Vushtrrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …