Abdurrahman Gjylbehar Gërdellaj (19.11.1974 – 2.6.1998)

Abdurrahman Gjylbehar Gërdellaj (19.11.1974 – 2.6.1998)

Gjatë ditëve të fundit të majit të atij Viti të Madh 1999, filluan luftimet e ashpra përgjatë tërë vijës kufitare bri Gurrazhubit të Hasit dhe përgjatë vijës kufitare prej Gurrazhubi deri në trekufirin e Bogajve të Rugovës.

Në kuadër të operacionit të njohur me emrin “Shigjeta”, luftëtarët e lirisë, tashmë pas thyerjes së kufirit nga Brigada 138 “Agim Ramadani” e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit, sulmojnë të gjitha karakollet e ish-ushtrisë jugosllave të trashëguara nga serbët, pavarësisht se forcat serbe sulmonin dhe mbroheshin me armë të artilerisë së rëndë e me forca ajërore. Në agimin e 27 majit, ndërsa luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po sulmonin forcat armike, përjetësohet Astrit Suli i Luzajve të Beratit, ndërsa në betejat e Nedakovcit të Vushtrrisë, përjetësohet Kadri Rushit Dushi, në Brestos të Anadrinit, Xhevat dhe Alajdin Elshani, në “Tehet e Mullabazëve”, Xhevdet Krasniqi, Milaim Morina, Sadedin Hajda, Mexhit Mustafa, Selim Berisha, Hysen Hoti, Ismet Kodra, Nehat Jupa, Omer Gega, Sinan Hodaj, Jeton Kabashi, Manush Berisha, Nazmi Hasani, Agron Bytyçi, Sokol Dauti, Bajram Rexhepaj, Shpend Berisha, Salih Zenuni, por gjatë luftimeve të 2 qershorit, në “Majen e Kunorës” në Passhtrik, për-jetësohet Dinë Alush Koleci, e në Betejën e Gurrazhubit përjetësohet Abdurrahman Gërdellaj i fshatit Rrenc të Sharrit.

Dëshmori i kombit Abdurrahman Gërdellaj është i lindur më 19 nëntor të vitit 1974 në fshatin Rrenc të komunës së Sharrit. I ati, Gjylbehari, dhe nëna, Seidja, kishin nëntë fëmijë: Ymridinin, Vajdinin, Nevzatin, Reshatin, Sadeten, Indirën, Jetmirën, Sadinë dhe Mahmudinë. Abdurrahmani fëmijërinë e kaloi në një gjendje shumë të vështirë prandaj qysh në bankat e shkollës fillore shijoi skamjen, varfërinë dhe kushtet shumë të vështira, ndërsa i ati Gjylbehari shijoi kurbetin e rëndë vetëm e vetëm për t’i rritur fëmijët e për ta mbajtur familjen, si shumë opojarë të Sharrit. Shkollën fil-lore Abdurrahmani e kreu në fshatin Bellabradë të Sharrit, por shkollimin nuk e vazhdoi pasi që pushteti serb e ndiqte për ta dërguar në shërbimin ushtarak në ish-ushtrinë jugosllave. Megjithatë familja e Gjylbeharit krijoi një ekonomi familjare: mbante një bletishtë me rreth tridhjetë shoqëri bletësh. Por edhe këto ia shkatërruan frcat policore serbe. Edhe pse i ndjekur, merrte pjesë në të gjitha format e rezistencës popullore që organizoheshin në Sharr dhe në Prizren. Për t’iu shmangur ndjekjeve dhe arrestimeve, njëherit edhe me ëndrra për ta pmirësuar gjendjen ekonomike, Ab-durrahmani mori rrugën e mërgimit dhe vendoset në Austri. Me të dëgjuar për organizimin e luftëtarëve të lirisë që bëhej në diasporë për t’u ardhur në ndihëm pjesë-tarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai kontakton me organizatorët e përcjelljes së luftëtarëve të lirisë deri në Shqipëri. Krahas kësaj ndihmoi edhe materialisht pajis-jen e shokëve me mjete luftarake dhe kështu radhitet pjesëtar i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut. Në fillim, së bashku me të gjithë mërgimtarët e ardhur për të luftuar në Kosovë, ndjek stërvitjet ushtarake në Burrel. Këto i kryen te eprorët e njo-hur të artit luftarak dhe menjëherë pas përfundimit të stërvitjeve aftësohet për snajperist dhe angazhohet në njësitin special për pastrimin e minave dhe sigurimin e korridorit të logjistikës që kalonte nëpër Gurrazhub. Në nën tjetër, forcat e mëdha policore serbe vendosen në fshatin Rrenc të Sharrit dhe për shtab e seli zgjedhin shtëpinë e Abdur-rahmanit të cilën në fund e shkatërruan totalisht bashkë me tërë ekonominë modeste familjare. Madje, me armë zjarri shtijnë edhe mbi arkat e bletëve, gjurmë këto të cilat i ruan ende familja e Abdurrahmanit.

Por më 2 qershor, pas të gjitha luftimeve të fundmajit të vitit 1999, Abdurrahman Gërdellaj përjetësohet në altarin e lirisë gjatë thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar në Gurrazhub. Përkrah tij ishin luftëtarët: Fazli Uka, Valbon Qallaku, Nazim Pula e Sh-pend Berisha. Bashkëluftëtarët arrijnë ta tërheqin trupin e tij të pajetë dhe përcjellja për në amshim bëhet në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Kukësit dhe më 3 qershor bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe familjarët në frymën e nderimeve të larta ushtarake, ndahen prej dëshmorit të kombit Abdurrahman Gërdellaj. Por më 6 tetor të vitit 1999 në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë bëhet rivarrimi i trupit të këtij dëdhmori të kombit.

Me këngë këtë dëshmor e nderoi këngëtari Zenel Zekolli i cili së bashku me Hamëz Llapçevën u kondon këngë dëshmorëve të Gurrazhubit, ndërsa në kodrinën e Gur-razhubit, krahas dëshmorit beratas, Astrit Suli, shkëlqejnë edhe emrat e dëshmorëve Al-iriza Selmani nga Tetova, Bahti Haxhiu e Salih Zenuni nga Vitia, Shpend Berisha nga Valljaku i Klinës, Beron Gashi nga Prizreni, Gani e Salih Saramati nga Mirëza (ish-Do-brushta e Vërrinit të Prizrenit), Safet Peci bga Mitrovica, Ejup Kosumi nga Vushtrria, Selver Maçkaj nga Sharri, Xhelal Sopi nga Dardana, Flurim Rushiti – Kingji nga Med-vegja, Zejnullah Zena nga Sojeva e Ferizajt, shkëlqen lapidari i përbashkët për të gjithë dëshmorët e Gurrazhubit që ranë në këtë betejë së bashku me Abdurrahman Gërdel-lajn.

Shkrimet për dëshmorët e Gurrazhubit dhe tubimet gjithëpopullore që organi-zohen për çdo vjet në Kodrën e Gurrazhubit ushqejnë kujtesën e nxënësve të shkollave fillore të këtij cepi të skajshëm të Hasit, aty ku edhe fillon Vërrini legjen-dar. (S. C.)

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 - 28.9.1998)

Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 – 28.9.1998)

Dëshmori Bajram Sylejmani ka lindur më 3 dhjetor të vitit 1965, në fshatin Sadovinë të …