Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Albin Kurti e prishi seancën solemne të Kuvendit pasi qëllimisht nuk përmendi protagonistët e Shpalljes së Pavarësisë

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti e ka prishë ditën solemne të shënimit të Pavarësisë me fjalimin e tij në seancë, Tahiri tha se Kurti s’i përmendi Thaçin, Krasniqin e Sejdiun të cilët ishin akterët kryesorë në shpalljen e Pavaarësisë së Kosovës.  “Në ditën solemne kur kemi ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës u prish nga fjalimi i kryeministrit Kurti. Është e papranueshme të mos përmenden akterët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirrë seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit poashtu”, tha Tahiri para gazetarëve. Ai tha tutje se në seancë s’ishin as veteranët e luftës e as familjet e dëshmorëve. ”Ta prishësh ditën solemne të pavarësisë së Kosovës është e papranueshme që sot s’i kishim familjet e dëshmorëve e as veteranët e luftës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …