Abelard Tahiri: Partia Demokratike të Kosovë nuk ka votë për zgjedhjen e Ramush Haradinajt kryetar të vendit

Abelard Tahiri: Është fatkeqësi që Kuvendi i Kosovës udhëhiqet nga Vjosa Osmani, ajo bën veprime përçarëse

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është fatkeqësi që Kuvendi i Kosovës udhëhiqet nga Vjosa Osmani. Sipas tij, ajo është një figurë që bën vetëm përçarje. Këtë e ka ndërlidhur me zhvendosjen e fotografisë së kryetarit Hashim Thaçi në zyrën e Osmanit, një ditë pasi mori detyrën e re. “Nuk kemi bojkotuar Kuvendin, por kryesinë. E konsiderojmë si veprim antiligjor. S’ka ndodh asnjëherë në asnjë rrethanë. Është protokolli i shtetit që tregon ku vendoset fotografia e presidentit. Është fatkeqësi që Kuvendi ka kryetare përçarëse. Ajo po reflekton edhe në Kuvend. Po e dëmton relacionin me opozitën. Është keq për të dhe demokracinë. Duke qenë një lloj moderatori apo kryetari i Kuvendit duhet të luajë rol përtej të qenit në pushtet”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …