Abelard Tahiri

Abelard Tahiri kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merren masa të reja në luftën kundër pandemisë se virusit korona

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovë kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të merren masa të reja në luftën kundër Covid-19. Ai vëri thirrje që të rritet numri i të vaksinuarve, ndërkaq tha se duhet të ketë angazhim më të madh të Qeverisë e posaçërisht të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. “I bëjë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos veprojë sikur këtë javë që pavarësisht thirrjeve nuk duket se janë rritur masat, në ndihmë të institucioneve të Kosovës në luftën kundër Covid-19. Sot na duhet angazhim më i madh se kurrë në fuqizimin e spitaleve rajonale dhe QKUK-së”, tha Tahiri. Tutje, ai tha se “I bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që t’i dëgjojnë këshillat e profesionistëve e të vaksinohen”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …