Abmasadori Kosnett: Mesazhi im për Albin Kurtin dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni në Kosovë

Abmasadori Kosnett: Mesazhi im për Albin Kurtin dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni në Kosovë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philipp Kosnett, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë për arritjen e koalicionit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Ai e ka vlerësuar lart, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin tashmë ka thënë se ka reflektuar, është i pjekur dhe intelegjent. “Gjëja më pozitive që pash prej që jam këtu, janë zgjedhjet e 6 tetorit. Unë mendoj se LDK dhe Vetëvendosje janë të përkushtuar që të funksionojë partneriteti mes tyre. Jam i sigurt se ky koalicion do të formohet efektivisht. Mendoj se është e qartë se populli votoi për ndryshim me 6 tetor. Mesazhi im për z. Kurti dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni. Albin Kurti ka ndryshuar. Ai është shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Lista Serbe është realitet. Në kuadër të dialogut, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen të flasin edhe për shënimin e kufijve për ndryshime shumë të vogla, ne nuk do të themi prerazi jo”, tha Kosnet.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …