Abrashi: Qasja e Albin Kurtit është që të kontrollojë gjithçka por sistemi politik në Kosovë është ndryshe

Abrashi: Vetëvendosje edhe pse ka dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk po guxojnë me marrë Zyrën e kryeministrit

Sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se edhe pse ka dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk po guxojnë me marrë Zyrën e kryeministrit. Abrashi ka thënë se sondazhet e prezantuara nga kjo parti nuk mund të jenë kredibile dhe po ashtu ai tha se nëse shkohet në zgjedhje, tani Vetëvendosje do të jetë edhe me keq, sepse nuk di se me cilin kandidat të garojë për kryeministër. “Ne kemi kandidat për kryeministër, por mendoj se Vetëvendosje nuk ka kandidat për kryeministër. Ajo ka liderin që doli i pari në zgjedhje, por nuk po din me krijuar institucione. Pse me shkuar sërish me të? Ne kemi kandidat për kryeministër, por nuk dua ta bëj me emër tani”, tha Abrashi dhe shtoi se nuk e she si zgjidhje daljen në zgjedhje pas pesë muajve pasi qytetarët ua dhanë besimin atyre.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …