Adil Fetahu

Adil Fetahu: T’ ia ndërrojmë emrin Kosovës, në Dardani

Në këtë botë nuk ka asgjë statike, e dhënë njëherë e përgjithmonë e pa ndryshueshme. As shtetet nuk janë kategori statike nga aspekti historik, gjeografik, politik. Edhe ato lindin, si organizma shoqërore-politike,  zhvillohen, rriten (shpeshherë edhe zvogëlohen), zhduken. As emrat e shteteve, qofshin ata të karakterit historik, etnik, gjeografik, politik apo të ndonjë karakteri tjetër, nuk janë të pa ndryshueshëm. Shkaqet, motivet dhe arsyet e ndërrimit të emrave të shteteve janë të karaktereve të ndryshme; për të shprehur identitetin kombëtar, politik  apo historik, pa marrë parasysh prefiksin apo sufiksin me të cilin shprehin rregullimin shtetëror (republikë, monarki, federatë, konfederatë…).

Ndërrimi i emrave të shteteve nuk është diçka e re, as e rrallë. Ato gjatë historisë së ekzistimit të tyre mund të kenë ndërruar emrat jo një herë, por edhe disa herë. Dhe pa shkua më larg, në kohë as në hapësirë, këtu në fqinjësi tonë dhe sivjet (janar 2019), shteti i Maqedonisë, nga presioni i shtetit të Greqisë u detyrua ta ndërrojë emrin e vet, nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, në “Republika e Maqedonisë Veriore”. Si shtet i ri, i formuar pas Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të Federatës së Jugosllavisë, quhej Republika Socialiste e Maqedonisë. Kur u shkërmoç Jugosllavia  nga luftërat agresive të Serbisë, Maqedonia u pavarësua (pa luftë) dhe mori emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, dhe sivjet u detyrua ta ndërrojë edhe këtë emër, sipas diktatit të Greqisë.

Ka në botë me dhjetëra e dhjetëra shtete tjera të cilat  i kanë ndërruar emrat e tyre. Vitin e kaluar (prill 2018), Monarkia Svazilend (në Afrikë) e ndërroi emrin në “Mbretëria e Svatini”, me arsyetimin se emri “E Svatini” ishte emri i vjetër i atij shteti. Është e gjatë lista e emrave të shteteve të cilat i kanë ndërruar emrat e vet në shekullin e kaluar apo këtë shekull. Dhe përsëri të nisemi nga fqinjësia jonë. Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e themeluar pas Luftës së Parë Botërore, në vitin 1929 e  kishte ndërruar emrin në: Mbretëria e Jugosllavisë. Pas Luftës së Dytë Botërore (1945) e ndërroi emrin në  “Republika Demokratike e Jugosllavisë”. Po atë vit, përsëri e ndërroi emrin në Republika Federative Popullore e Jugosllavisë, ndërsa sipas Kushtetutës së vitit 1963, mori emrin: Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Pas shkatërrimit të përgjakshëm të asaj Jugosllavie, dy republikat që mbetën bashkë, Serbia dhe Mali Zi, morën emrin Republika Federale e Jugosllavisë, me pretendim për ta trashëguar Federatën paraprake. Në vitin 2003, përsëri e ndërruan emrin në Bashkësia e Shteteve Serbi e Mali Zi, dhe këtë emër e mbajtën deri në vitin 2006, kur Mali Zi, me referendum popullor u nda prej asaj Bashkësie.

Ja edhe disa shembuj tjerë të ndërrimit të emrave të shteteve, qoftë për shkak të çlirimit nga kolonializmi, apo për shkaqe tjera.  Shteti afrikan i Kongos, disa herë e ka ndërruar emrin e vet:  “Shteti i Lirë Kongo” (edhepse ishte koloni e Belgjikës deri në vitin 1908), pastaj u quajt Kongo e Belgjikës, më vonë Kongo-Leopoldvil; Republika e Kongos; mandej Republika e Zairit, dhe së fundi Republika Demokratike e Kongos. Pakistani Lindor u bë Bangladesh; Cejloni u bë Sri Lankë; pjesa lindore e Indisë (koloni holandeze) u bë Indonezi, ndërsa Rodezia – Zimbabve. Mbretëria e Kamboxhës, njëherë quhej Republika e Kmerëve, pastaj Kampuçia dhe prej vitit 1991 quhet Kamboxha. Xhibuti i sotëm dikur quhej Somalilendi Françez, pastaj Territori Afar dhe Isasa. Kiribati para vitit 1979 quhej Ishujt Gjilbert; Timori Portugez mori emrin Timori Lindor, pastaj Timor-Leste (2002). Afrika Jugore e Gjermanisë mori emrin Afrika Juperëndimore, ndërsa prej vitit 1990 quhet Namibia. Volta e Epërme,  prej vitit 1984 mori emrin Burkina Faso. Burma e dikurshme, pas huntës ushtarake (1989), mori emrin Mjanmar;  Dahomeji në vitin 1975 e ndërroi emrin në Benini,…etj.etj. Qeveria e Holandës këto ditë (14 tetor 2019) ka vendosur zyrtarisht ta ndërrojë emrin nga Holanda – në Netherland.

Përse Kosova të merr emrin Dardania

Shumica e shteteve të çliruara nga kolonializmi e kanë ndërruar emrin e vet të mëparshëm, duke marrë emër të ri, nga historia e vet e mëhershme apo ndonjë emër tjetër që e kanë konsideruar të përshtatshëm. Pas çdo lufte çlirimtare  nga kolonializmi apo nga okupimi, bëhen ndryshme të mëdha politike, ekonomike, sociale, etnografike, kulturo-historike të vendit dhe popullit të caktuar. Ndër të tjera, bëhet edhe ndërrimi i emrit të shtetit, të qyteteve, rrugëve, shesheve, maleve, lumenjve, duke ia përshtatur historisë, gjuhës dhe kulturës së vet. Kosova që me luftë çlirimtare u çlirua nga kolonializmi shekullor serb, ka arsye të fortë ta ndërrojë emrin dhe pa hamendje të përcaktohet për të marrë emrin e vet historik DARDANIA.

Nuk ka ndonjë shpjegim të qëndrueshëm dhe të bindshëm për kohën dhe prejardhjen e emërtimit Kosovë. Historianë, etimologë e gjuhëtarë shqiptarë janë përpjekur të argumentojnë në baza linguistike se emri Kosovë ka prejardhje ilire. Por kjo tezë nuk është shumë e bindshme. Ndërkaq, pala serbe, gjithnjë e prirur të përvetësojë çdo gjë të huej rreth vetes, emërtimin Kosovë e shpjegon se ka lidhje dhe prejardhje sllave. As kjo tezë nuk është e bindshme, sado që në vendet sllave ka edhe afro njëzet vende me këtë emër (Kosovë),në trajta të ndryshme. Aq më tepër që historianë, etnologë, kishtarë e linguist serbë, disa herë janë përpjekur ta ndërrojnë edhe këtë emërtim Kosovës tone, duke e quajtur herë “Stara Serbia” (Serbia e Vjetër; kështu e kanë quajtur Kosovën prej vitit 1920 deri më 1941), herë “Juzhna Srbija” (Serbia e Jugut); në të dy rastet duke e përfshirë edhe Maqedoninë, si dhe emërtimin “Kosovo i Metohija” (Kosova dhe Metohia/Dukagjini), të cilin edhe tash, për inat të shqiptarëve, në një fjali e përsërisin disa herë! Po, çështjen e prejardhjes së emërtimit Kosovë t’ua lëmë ta hulumtojnë dhe ta zgjidhin historianët, etnologët, gjuhëtarët dhe ekspertë tjerë të fushave përkatëse. T’i kthehmi pyetjes, përse t’ia ndërrojmë emrin Kosovës në DARDANIA?

Së pari, siç u cek më sipër, nuk është ndriçuar bindshëm prejardhja as domethënia e emrit Kosovë.  Konstruksioni sllav (serb) “Kosovo i Metohija” është absolutisht i papranueshëm për popullsinë shumicë autoktone (shqiptare), të fisit ilir, prej antikitetit të kësaj treve, të Dardanëve. Dardania ishte emërtimi i kësaj treve, që zënte pjesën qëndrore të Siujdhesës Ballkanike, në një hapësirë shumë më të gjërë, ndërsa territori i Kosovës së sotme ishte mu qendra e Dardanisë. Dardania ishte e banuar nga fisi ilir i Dardanëve, që janë paradhës tanë, dhe ishte Mbretëri, kur serbët akoma flenin në drunjë, si majmunat, apo nëpër shpella si shtazët e egra, atje në Karpatet e tyre. Prandaj, emri Dardania nuk është emër i ri dhe i panjohur.Janë të njohura edhe qytetet e sotme, si qendra kryesore të Dardanisë me emra të atëhershëm, si: Ulpiana, Naissus, Theranda, Vicicanum,Skopi dhe Damastion (te Liqeni i Ohrit). Përkundër faktit se ishin të ekspozuar sulmeve të ndryshme, Dardanët ishin elementi etnik më stabil, më i qëndrueshëm dhe më i veçantë e konzervativ, duke ruajtur veçorinë e tyre edhe nën sundimin romak, sepse ata ishin këtu me rrënjë, me trup e me degë në një histori të gjatë, para kohës së Homerit Është emër i njohur historikisht, gjeografikisht dhe politikisht disa shekuj para Krishtit. Nga Dardania ishin pesë perandorë të Romës së Vjetër. Jo vetëm për historiografinë tonë shqiptare është emërtimi më i pranueshëm, më argumentues, më  simpatik, më melodik dhe më i pastër iliro-shqiptar, por është edhe mjaft i popullarizuar dhe i pranueshëm për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Sepse, nuk besoj se asnjë shtet do të ketë një emër kaq të lavdishëm e kaq të bukur se sa Dardania jonë. Madje ky do të ishte vetëm kthimi i emrit burimor historik që ka pasur dikur kjo hapësirë. Ky emër shqiptohet lehtë edhe në gjuhë të huaja.

Është fakt i ditur se ndërrimi i emrit të shtetit është një sfidë e brendshme dhe e jashtme, shkakton reagime, shpenzime, kohë,  njohje, ndërrim të emërtimit në të gjitha dokumenteve zyrtare, në emërtimet dhe hartat brenda dhe jashtë vendit. Por, këto sfida nuk duhet të jenë shkak që të mos ia ndërrojmë emrin Kosovës. Kur e kemi kaluar sfidën kryesore, të çlirimit nga kolonializmi serb, kjo është sfidë pakrahasueshëm më e lehtë. Prandaj, të fillojmë qysh tash me përgatitjet dhe hapat e parë. Së pari, të paktën privatisht, secili prej nesh në vend se ta përdor emrin Kosovë, le ta ta përdor, në të shkruar dhe në të folur emrin Dardani, që ta popullarizojmë këtë emërtim sa më shumë dhe sa më hapur, që t’ia imponojmë politikës pranimin e këtij emri, për t’ia vu shtetit, se do t’i rrijë hijshëm e do të tingëllojë bukur. Kohën, mënyrën dhe procedurën e ndërrimit të emrit nga Kosova, në Dardania, le ta shqyrtojnë, përpunojnë dhe zbatojnë organet kompetente profesionale-shkencore dhe shtetërore.

Unë vetëm po e inicoj, për të parë se sa është kjo ide dhe ky propozim i pranueshëm në publik (po e shpalli një “referendum privat, personal”).

Këtu më poshtë  është harta e Mbretërisë së Dardanisë, nga shekulli III deri në shekullin I, para Krishtit, dhe shihet se Kosova e sotme ishte qendra e Dardanisë së dikurshme, por që ajo Mbretëri shtrihej edhe shumë më gjërë, siç shihet jashtë kufijve të Kosovës së tashme.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …