MIT
Airport Adem Jashari
kek
mbpzhr 2018
Fillimi / Dëshmorët / Adnan Refik Loku (1.5.1978 – 24.3.1999)
Adnan Refik Loku (1.5.1978 – 24.3.1999)

Adnan Refik Loku (1.5.1978 – 24.3.1999)

Adnan Loku u lind më 1 maj 1978 në fshatin Lumbardh të Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Për shkak të pamundësisë ekonomike për të vazhduar më tutje shkollimin mori përsipër përkujdesjen për mirëmbajtjen e familjes, meqenëse i ati kishte vdekur herët. Edhe pse kujdestar i familjes, ai nuk mund ta shikonte atdheun të shtypej nga barbarët serbë e të pajtohej me pacifistët të cilët vetëm bënin sehir dhe nuk ndërrmerrnin asgjë ndaj vrasjeve serbe. Për këtë arsye, kur erdhi koha, u radhit pa hezitim në radhët e UÇK-së, në dhjetor të vitit 1998, në pikën ushtarake të Lumbardhit, në Togën e Batalionit të Tretë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.
Në orët e hershme të mëngjesit të 24 marsit 1999, forcat serbe kishin angazhuar arsenal të madh ushtarak kundër fshatit Kotlinë. Njësitet e UÇK-së ndodheshin në mbrojtje të pozicioneve. Frcat barbare serbe sulmuan popullatën civile ku plagosën rëndë Zymer Lokun 63-vjeçar. Në këto luftime frontale, në mbrojtje të pozicioneve të UÇK-së dhe të popullatës, në altarin e lirisë u flijua dëshmori Adnan Loku së bashku me 9 bashkëluftëtarë të frontit: Ismajl Kuqi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuqi, Xhemajl Kuqi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Izija Loku, Cen Loku.
Lufta e Lumbardhit e zhvilluar me 24 mars 1999 kundër forcave serbe ishte padyshim lufta më e fuqishme dhe sprova më e rëndë për Brigadën 162 ,,Agim Bajrami”. Sulmi i egër i forcave armike goditi pa mëshirë Lumbardhin dhe fshatrat përreth, duke djegur e shkatërruar shtëpi, shkolla, xhami, masakruar njerëz dhe mbytur bagëti. Nga radhët e popullatës civile u masakruan: Minah Kuqi, Sherif Kuqi, Danush Kuqi, Ismajl Loku, Agim Loku, Garip Loku, Beran Loku, Naser. R Loku, Ibush Loku, Naser Loku dhe Ismet Loku, Idriz Kuqi,Vesel Vlashi dhe Zymer Loku.
Në njëvjetorin e rënies heroike të dëshmorit Adnan Loku dhe të bashkëluftetarëve të tij është ngritur pllaka përkujtimore në vendin e rënies, në fshatin Lumbardh. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Sylejman Mustafë Abdyli (10.4.1978 – 7.7.1998)

Sylejman Mustafë Abdyli (10.4.1978 – 7.7.1998)

Kur Kosovës iu rrezikua mbijetesa e ju vërsulën me gjitha mjetet luftarake dhe ushtarake bishat ...