Adriatik Stavileci: Ulja e eksporteve të produkteve nga Serbia në Kosovë nga 200 milion ka rënë në 4 milionë euro në vit

Adriatik Stavileci: Ulja e eksporteve të produkteve nga Serbia në Kosovë nga 200 milion ka rënë në 4 milionë euro në vit

Kanë kaluar rreth gjashtë muaj që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Për efektet e saj si në planin ekonomik ashtu edhe politik, ka mendime e vlerësime të ndryshme. Disa i shohin si pozitive, e të tjerë edhe negative. Efektet më të mëdha të taksës 100 për qind, ndërlidhen me aspektin ekonomik. Serbia, e cila para vendosjes së taksës ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë, për këto gjashtë muajt e fundit ka rënë si eksportuese e mallrave në vetëm 4 milionë euro, derisa për periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit 2017, ky shtet eksportonte në Kosovë mbi 200 milionë euro. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka ulje të eksporteve të produkteve nga Serbia në Kosovë prej 98.2 për qind. “Në përgjithësi është vërejtur një rënie e theksuar e importeve me origjinë serbe dhe atyre të Bosnjës. Nëse merret periudha janar – prill 2018 dhe krahasohet me periudhën e njëjtë të këtij viti vërehet se nga Serbia ka pasur rreth 134 milionë euro import, derisa në vitin 2019 kemi 2.4 milionë euro import që kemi një ulje prej 132 milionëve”, thotë Stavileci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …