Më 24 qershor 2023 maturantët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore

Afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore do të mbahet 10 tetor në të cilin do të ri-testohen 8.257 maturantë

Këshilli Shtetëror i Maturës ka mbajtur sot takimin e radhës ku është diskutuar për afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2020 dhe është vendosur që data 10 tetor 2020 të jetë dita e mbajtjes së Testit të Maturës për afatin e dytë. Kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha, ka bërë të ditur se nga data 15-24 shtator, maturantët e mbetur për afatin e dytë do të mund ta paraqesin testin, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më 16 tetor 2020. Ai ka theksuar se, më pas, nga data 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shtetërore për këtë vit. Në afatin e parë të Maturës Shtetërore, testin e kanë kaluar 17.105 nxënës nga 25.362 sa kanë marrë pjesë në test, ndërsa për 8.257 maturantë mbetet si mundësi edhe afati i dytë i Provimit të Maturës.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …