Afrim Gashi nga Tërnavci dhuroi pako ushqimore për 100 familje të Komunës së Skenderajt  

Në kohën kur vendi po ballafaqohet me pandeminë korona virus, Komunës së Skenderajt, i erdhi në ndihmë edhe mërgimtari nga fshati Tërnavc i Skenderajt, Afrim Gashi. Mërgimtari Gashi, i cili njëherësh është edhe pronar i kompanisë “Gashi Bau GmbH”, në Gjermani, dhuroi pako ushqimore për 100 familje të Komunës së Skenderajt. Në emër të qytetarëve të Skenderajt, Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, ka falënderuar bashkëvendasin Afrim Gashi. Të gjitha ndihmat që dhurohen nga donatorët për familjet në nevojë do të dorëzohen në çdo shtëpi nga ekipi i përzgjedhur prej Shtabit Komunal Emergjent.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …