Afti i dytë i Testit i Maturës Shtetërore do të mbahet nesër ditë e shtunë më datë 28 gusht

Komuna e Deçanit i njofton maturantët e sajë se në komunën e Deçanit do të organizohet Testi i Maturës Shtetërore në një qendër të testimit: QENDRA Nr.1 në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”

Testit do ti nënshtrohen 99 kandidat!

Nxënësit kanë të drejt të zgjedhin cilëndo nga lëndët zgjedhore që janë të përcaktuara  nga DVSM pavarësish cilën lëndë e kanë pasur në afatin e parë, zgjedhja është e nxënësve jo e kujdestarëve të klasës.

Rregullat e testimit:

  1. Arritja e nxënësve në oborrin e shkollës në ora 8:30 – 9:00.

  2. Hyrja e nxënësve në qendrën e testimit dhe sistemimi nëpër klasë nga ora 9:00 – 9:30.

  3. Ofrimi i udhëzimeve dhe sqarimeve për nxënësit nga ana e administratorit të testimit nga ora 9:30 – 10:00.

  4. FILLON TESTIMI në ora 10:00.

  5. MBARON TESTIMI në ora 12:30.

  6. Të gjithë nxënësit duhet të kenë me vete LAPS grafik HB (jo kimik) gjatë testimit.

  7. Të gjithë nxënësit duhet të kenë me vete dokument zyrtar të identifikimit (letërnjoftimin) si dhe fletëparaqitjen e provimit të maturës.

  8. Të gjithë nxënësit janë të detyruar të mbajnë maskë duke mbuluar gojën, hundën dhe mjekrën.

  9. Të gjithë nxënësit ta ruajnë distancën 2m nga njëri tjetri sipas udhëzimeve të IKSHP-së.

  10. Të gjithë nxënësit e kanë të ndaluar të marrin me vete telefon apo çfarëdo mjeti tjetër komunikues.

  11. Të gjithë nxënësit duhet t’i dezinfektojnë duart me rastin e hyrjes në klasë dhe daljes nga klasa (dezinfektuesi do të jetë i vendosur në klasë).

Mosrespektimi i cilësdo nga rregullat e lartpërmendura nga nxënësit gjatë kohës së testimit rezulton me përjashtim të nxënësve nga testimi dhe anulim të tërësishëm të rezultateve të tyre.

Nxënësve nuk ju lejohet që në oborrin e shkollës të qëndrojnë se bashku ne grupe por duhet të mbajnë distancën, për këtë do të kujdesën kujdestarët e caktuar nga DKA.

DKA në Deçan do të kujdeset për organizimin dhe mbarëvajtjen e testimit!

Suksese të gjithë Maturantëve!

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …