Agim Veliu

Agim Veliu: Gazmend Muhaxheri është njeri me energji negative dhe person që mendon vetëm për vete

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë parti dhe zgjedhjet e brendshme që e lanë atë jashtë Kryesisë. Ai me anë të një postimi në rrjetin social i është përgjigjur nënkryetarit aktual të LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i cili e quajti atë njeri me energji negative dhe person që mendon vetëm për vete. Muhaxherin, Veliu e ka quajtur “Kali i Trojës” që sipas tij u përpoq të jipte gjithçka tjetër pos mesazhe uniteti. Ai tutje  ka thënë se LDK ka marrë flamurin që nuk i takon, duke i quajtur “qesharake” përpjekjet që ai thotë se janë “kush do bëhet kryetar Kosove e kush jo”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …