Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Rruga pa kthim-Bomba atomike

A ka jeta rregulla apo është arenë gladiatorësh
shumë pyetje, nuk ka përgjegjësi
njeriu betohet për çdo ditë se beson,
por në fakt çdo gjë mohon
rikthim në histori
për gladiatorët shumë nostalgji
liderët na bindin në përgjegjësi,
shumë fytyra, apo dyfytyrësi

Stabilitet, balans, apo…
peshë atomike, shtim neutronesh
kush pra promovon

shkatërrimin-stabilitet?

 

Pse është U 235 më stabil se U 236
a është ky një impresion apo vetëm teori
cilat janë ato mundësi
bomba atomike është gati po t’i ndan këto të dy

Forca tërheqëse nukleare, lufta në mes
nukleusi stabil
pse pra ky vrapim
gara për shpëtim apo shkatërrim
gamë të shkurta
lidhje neuklonesh
kush ka kujdes janë neutrone apo protone

Ka rregulla në natyrë, në gjithësi
nuk pyet tornado e hurikani për demokraci

A janë të dobëta forcat elektromagnetike ndërmjet
të çfarë game janë
a është ky shpëtim apo kërcënim
profiti ndikon njeriun robotizon,
e ëndrrat ku janë?

Ç’na duhen heronjtë
vrapim në armatim
pse kaq shumë eksperimente bërthamore
bota rrezikohet
në rrugë pa kthim

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Ty Shqipëri ta puthi ballin, T’i njoh plagët e ta di hallin, T’i njoh dhimbjet …