Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Udha e Hutit

Retorika shumë herë e shtrembëruar dhe mosnjohja e konceptit shtet dhe komb është më tepër provincializëm primitiv që përçon shpeshherë sinjale të gabuara në opinion, ka ngritur shqetësime tek shumë qytetarë të Kosovës.

Metodologjia e zbatuar e krahasimit aspak e përtypur për të ndryshuar historinë sa herë që i teket ndonjërit për të zëvendësuar konceptet që janë të pranuara në botë gjatë historisë, të shtetit dhe të kombit, janë hiç më pak se sharlatanizëm “kaligulian” ngase historia nuk ndërrohet, ajo është e pranueshme dhe ka legjitimitet ndërkombëtarë, e assesi provincial.

Çfarë u duhet këtyre të harxhojnë mendjen për të “patentuar” kombe të reja, në kohën kur ka filluar zgjidhja e nyjës së Kosovës, fundja ku është qëllimi i gjithë këtij vrapimi “herkulisian” për t’ua dërguar kumtin shqiptarëve, se për të fituar shtetin ata duhet ta ndërrojnë kombin ‘kosovar”, “kosmetli” apo “kosovometohali”. Dhe cila do të ishte gjuha zyrtare që do të flitej në Kosovë, sigurisht jo “esperanto-ja” që dështoi si eksperiment gjuhësor në Evropë, apo veç është e gatshme terminologjia e re gjuhësore të cilën e shkruajnë dhe lexojnë vetëm “shahirët” e moderuar kosovarë. Nuk i duhet lexuesit të lodhet me këta “sharkixhinjë” që këndojnë pa nota, ngase Noli shumë mirë e ka qartësuar këtë në vargun satirik ” Ti Halim që z’di këndim, je ministër për arsim”, që koincidentalisht përputhet me përpjekjet e “kaligulëve” modern kosovarë.

Meqë problematika e shtruar është shumë më serioze, kërkon edhe një qasje jo aq ekzagjeruese sa të përpiktë. Kombet dhe shtetet në dukje janë të ngjashme, por nuk janë, dhe veçantia është shumë më tepër se akademike thjeshtë shtetet qeverisin territorin pa kufizime. Ato kanë ligjet, tatimet, monedhën, shërbimet postare, policinë dhe si zakonisht armatën. Ato bëjnë luftërat, negociojnë marrëveshjet, fusin njerëzit në burgje dhe rregullojnë jetën në mënyra të ndryshme. Ato kanë të drejtën e sovranitetit brenda territorit, një formë ekskluzive e juridiksionit.

Kombet si kontrast janë grupe njerëzish që deklarojnë lidhje të përbashkëta si gjuha, kultura dhe identiteti historik. Benedict Andersen i quan “imagined communities” komunitete të imagjinuara. Disa grupe që pretendojnë për tu bërë kombe kanë shtetin e vet. Të tjerët duan shtetin por nuk e kanë si psh. tibetianët, çeçenët, palestinezët… Disa nuk duan shtetin amë por pretendojnë dhe kënaqen me autonomi. Sioux-it janë komb brenda dhe jashtë kufijve të SHBA-së, kataloneët brenda Spanjës, dhe skotlandezët brenda Britanisë. Të gjitha këto kombe kanë territorin e veçantë, të drejtat, ligjet dhe kulturën por jo shtetësinë.

Disa “kombe të imagjinuara” janë më të mëdha se sa kufijtë e shteteve, ngase janë të shtrirë në disa shtete. Kombi arab përfshihet në më shumë se dhjetëra shtete, kurse kombi kurd shtrihet në sipërfaqe të mëdha toke në katër shtete. Mundë të jenë diferenca të theksuara lidhur me legjitimitetin e shteteve dhe kombeve, brenda dhe jashtë territorit.

Kombet mund të jenë komunitete të imagjinuara “imaniged communities”, por nuk janë të imagjinuara në mënyrë të njëjtë, nga të gjithë. Shumica e njerëzve supozojnë që kombet shtet janë të fiksuara dhe të përhershme, të formuara gjatë proceseve evolutive në pjesën më të madhe të globit. Por aktualisht janë në fluks konstant, ndërsa kufijtë e shteteve janë ndërruar zakonisht me luftëra, negociata, me arbitrazhe por edhe duke shitur territorin me para (Rusia shiti Alaskën SHBA-së, psh.)

Hartuesit e hartave kanë kokëdhembje (dhe zgjidhje tjera-ekstra) nga ndërrimet konstante. Peru dhe Ekuadori patën luftë të shkurtër më 1995 për kufirin në xhungël. Argjentina dhe Kili nuk janë pajtuar për akullnajat dhe tokën e pabanuar në jugun e largët. Japonia bënë presion mbi Rusinë për kontroll të Kuriles në veri. Ish-Jugosllavia u zhytë në luftëra dhe u përmbysë në pështjellime duke garuar për deklarim të sovranitetit, çrregullimet (rrëmuja) rreth kufijve të pa rregulluar dhe beteja të përgjakshme për të dëshmuar kush sundon mbi çka. Serbia pretendonte të rriste territorin duke shfrytëzuar rezervat federale dhe APJ-në për qëllime ekspansioniste. Koncepti serb për kombin dhe shtetin kishte domethënie jo vetëm kolonialiste por shumë më tepër, asgjësim i potencialit njerëzor shkatërrim i pasurisë së paluajtshme të joserbëve, që kishte karakteristikat e një politike fashiste dhe të gjenocidit, që kishte si qëllim aty ku ka serb është shtet serb. Kjo politikë shfarosëse e kasapit të Ballkanit Millosheviqit (një monstrum që vdiq turpërisht, në dhomën e burgut në Hagë) u dënua dhe ndëshkua nga komuniteti ndërkombëtarë, duke e detyruar Serbinë që të kapitullojë.

Realisht fusha e re e konfliktit territorial është shuar. Për shkak të rrezikut të madh në ujërat detar për të drejtën e shfrytëzimit të pasurisë së naftës, shtetet polemizojnë duke kundërshtuar të drejtën kontrollit të ishujve shterp të deteve e oqeaneve, si Turqia dhe Greqia, Kina dhe Japonia, Vietnami dhe Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani manovrojnë me kërcënimet për të braktisur dhe avansuar kushtet e sovranitetit. Disa shtete kanë qëndruar, por disa mund të jenë këtu sot dhe humbasin nesër.

Në vetëm dy dekadat e fundit, një numër i shteteve të fuqishme kanë humbur: Çekosllovakia, Jugosllavia, Gjermania Lindore, Jemeni Jugor dhe Verior si dhe BRSS-ja. Njohja diplomatike “Deplomatic Recognition” konfirmon legjitimitetin e shtetit të ri (apo qeverinë e shtetit), por nganjëherë është konsensus brenda komunitetit ndërkombëtar për të ndërtuar përpjekjet për shtetësi të pavarur. Irlanda Veriore është në këtë lidhshmëri, apo është shembull tjetër. Pra mbajtja e Tibetit dhe Tajvanit nën kontroll janë “milingona që gërryejnë” sovranitetin kinez. Kombet tjera pretendojnë për të drejtën e shtetësisë së pavarur mund ta humbin përkrahjen dhe për të larguar vëmendjen duke u sorollatur dhe humbë legjitimitetin.

Veçantia e Kosovës është se Kosova kishte legjitimitetin e brendshëm të pranuar ndërkombëtarisht, ngase ajo kishte territorin dhe kufijtë politikë, ndërsa shqiptarët si shumicë dominante kishin të drejtën e vetos kushtetuese, gjatë shpërbërjes “paqësore” të ish-Jugosllavisë, dhe kufijtë e saj detyrimisht ishin edhe kufij të jashtëm, ngase lufta legjitimojë të drejtën e shqiptarëve për shtetësi si shumicë dominante shtetformuese dhe të njohjes diplomatike “Diplomatic Recognition” të institucioneve demokratike të Kosovës dhe shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …