leoni

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë apelon qytetarët t'i bëjnë therrjet vetëm ne thertore të licencuara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë apelon qytetarët t’i bëjnë therrjet vetëm ne thertore të licencuara

Me rastin e festës se Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje të gjithë besimtareve mysliman të Kosovës, me rastin e përmbushjes se ritit të therjes se Kurbaneve të veprojnë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Therjet të bëhen vetëm ne thertore të licencuara nga AUV. Kafsha e cila theret për konsum familjar dhe të të afërmeve mbi të gjitha duhet të jetë e  kontrolluar. Në thertore kontrolli kryhet para therjes gjatë procesit të therjes dhe pas therjes. Pas hulumtimit të plotë nga ana e veterinarit, vlerësohet mishi dhe ai merr vulën e sigurisë për konsum.

Tregtimi i kafshëve të gjalla duhet të bëhet me dokumentacion përcjellës. Para blerjes sigurohuni qe kafsha posedon numrin dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Ato përfshijnë numrin e matrikullit (numër te caktuar të lëshuar nga autoriteti kompetent) të posedojnë certifikatat veterinare shëndetësore të lëshuara nga veterineret e licencuar përgjegjës per kontrolle shëndetësore  të pronës dhe pasaportën. Secila kafshë e cila haset ne tregje apo hapësira tjera pa dëshmitë e lartë cekura, konsiderohet ilegale, ne të njëjtën kohe mund të konfiskohet nga organet kompetente.

Therje e pa sigurte për shëndetin publik dhe ilegale,  konsiderohet,  secila therje qe bëhet jashtë objekteve të autorizuara per therje. Për shkak të statusit shëndetësor të kafshëve te destinuara per kurban të mungesës se kontrollit veterinar para therjes , gjate dhe pas procesit të therjes. Ekziston mundësia e  bartjes se sëmundjeve infektive zoonotike nga kafshët tek njerëzit, ndërsa nga mungesa e kushteve higjienike ne vendet apo hapësirat jo adekuate mund të vije deri të  kontaminimi i mishit ( ekziston një numër i madhe i faktorëve mikrobiologjik të cilët mund ta atakojnë mishin) nga ambienti dhe pajisjet jo higjienike.  Temperaturat e larta janë një faktor tjetër jo i përshtatem për proces të therjes dhe ruajtjes se mishit. Këta faktor rrezikojnë shëndetin publik nga helmimet alimentare me ushqim.

Lista e thertoreve në të gjithë territorin e vendit është publike ajo gjente në ueb faqen të AUV-s, ku përfshihen adresat e thertoreve. Të gjitha këto objekte janë nen mbikëqyrje të autoritetit kompetente per kontrolle të ushqimit. Ne secilën prej tyre ka nga një inspektor veteriner komunal ose qendror, të cilët janë të autorizuar per kontrolle të kafshëve para therjes, gjate dhe pas procesit të therjes. Tani ne vendin tone janë gjithsej 53 objekte të aprovuara per therjen e kafshëve,  të kapaciteteve të ndryshme, të cilat arrijnë deri të kapaciteti maksimal i therjes dhe ruajtjes se mishit prej 75-80 krerë.

Si shoqëri, të tregojmë nivel të lartë të kulturës duke mos shfaqur imazhe të prerjes së kafshëve në hapësira publike.

AUV, uron gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës se Kurban Bajramit

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …