Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do të hapë zyre edhe në Komunën e Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune znj. Anila Alaj – Kalanderi, u.d drejtoreshë në Agjencia për ndihmë Juridike Falas. Takimi është realizuar me qëllim nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Agjencisë dhe Komunës së Hanit të Elezit për Sigurimin e Hapësirave të punës për zyrat mobile për ndihmë juridike falas në komunën e Hanit të Elezit. “Ndihma juridike falas është kategori kushtetuese e paraparë me nenin 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm). Kjo dispozitë kushtetuese ka paraparë që “ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi”. Sipas znj. Anila Alaj – Kalanderi, qëllimi i projektit është të mbështetet Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në mënyrë që të rritet qasja në drejtësi për qytetarët në zonat e thella dhe në zonat ku nuk ka zyrë të Ndihmës Juridike Falas si dhe të rritet vetëdijesimi për ekzistencën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Me këtë marrëveshje palët dakordohen që ti japë në shfrytëzim Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, një zyrë në objektet të cilat menaxhohen nga komuna për qëllim të ofrimit të ndihmës juridike falas sipas kushteve që precizohen me këtë marrëveshje.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …