Agjencia Rojters, raporton se mbrëmë forcat izraelite kanë kryer një operacion të  madh me forcat tokësore izraelite në veri të Gazës

Agjencia Rojters, duke cituar stacionin radiofonik të ushtrisë izraelite raporton se një operacion i madh është kryer nga forcat tokësore izraelite, në veri të Gazës gjatë natës. Ky ishte një sulm i planifikuar nga brigada e këmbësorisë Givati duke përdorur tanke, të cilat synonin infrastrukturën e kundërshtarit. Në videon e operacionit të natës të publikuar nga ushtria, shihen mjete të blinduara që përparojnë në një zonë ranore në kufi. Një ekskavator nivelon dheun e një argjinature, predha zjarri tankesh dhe shpërthime mund të shihen pranë ose mes një vargu shtëpish të shkatërruara. Operacioni u zhvillua në përgatitje për fazat e ardhshme të betejës, një referencë për pushtimin e gjerë tokësor që izraelitët kanë kërcënuar të kryejnë në enklavën palestineze me qëllim të zhdukjes së Hamasit.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …