Greqia dhe Kosova po flasin për gazin natyror amerikan për të arritur territorin e Kosovës përmes Maqedonisë së Veriut

Agjencia Rregullatore Federale gjermane pezulloi procedurën e certifikimit për gazsjellësin e diskutueshëm nënujor ”Nord Stream 2”

Agjencia Rregullatore Federale gjermane pezulloi  procedurën e certifikimit për gazsjellësin e diskutueshëm nënujor ”Nord Stream 2”, i projektuar për të sjellë gazin rus në Gjermani dhe Evropë. “Pas një ekzaminimi të plotë të dokumentacionit, Bundesnetzagentur arriti në përfundimin se certifikimi i një operatori të gazsjellësit ‘Nord Stream 2’, do të ishte i mundur vetëm nëse ky operator do të ishte i organizuar në një formë juridike sipas ligjit gjerman”, deklaroi  agjencia në një deklaratë. Agjencia shpjegoi se një filial i krijuar për të administruar pjesën gjermane të gazsjellësit nuk i plotësonte kushtet për të qenë një “operator i pavarur transmetimi”. ”Derisa asetet kryesore dhe burimet njerëzore të jenë verifikuar, procesi i certifikimit do të pezullohet”, theksoi agjencia.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …