Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Në Bruksel po mbahen takimet, në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian

Në Bruksel po mbahen takimet në nivel të kryenegociatorëve, në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Delegacioni i Serbisë fillimisht u takua me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ndërsa një takim i ngjashëm do të mbahet gjatë ditës edhe me delegacionin e Kosovës. Nga këto takime të ndara me Lajçakun varet nëse do të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të përfaqësuesve të BE-së. Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq. Në radhën e re  të takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të diskutohet edhe për çështjet e hapura, ndërsa nga  zyra e kryeministrit të Kosovës thonë se, temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë. E ashtuquajtura zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, thotë  se në takimin e sotëm ekipi serb kryesohet nga drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, dhe   tema kryesore e bisedimeve  do të jetë krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …