Dialogu Kosovë-Serbi

Agresioni rus në Ukrainë pritet të përshpejtojë arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë

Agresioni rus në Ukrainë, që ka filluar tash e mbi dy muaj, pritet të përshpejtojë arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, thonë njohësit e çështjeve politike në vend. Sipas tyre, bota perëndimore e ka kthyer vëmendjen nga Ballkani Perëndimor për shkak të rrezikut që i kanoset nga Rusia, ndaj thonë se edhe Qeveria e Kosovës duhet të marrë më seriozisht çështjen e dialogut. Më 4 maj kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të pres në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Po atë ditë, në Berlin me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq do të zhvillojë bisedime edhe i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ditë më parë  Senatori demokrat amerikan, Chris Murphy,  e ka përshkruar udhëtimin e tij në Prishtinë me dy detyra kryesore që kishin, vizitë civilëve afganë,  në Bondstil dhe dërgimin e mesazhit të fuqishëm qeverisë së re të Albin Kurtit për rifillim të dialogut me Serbinë.   Ai që në fillim qeverinë e Kurti e quan kokëfortë sa i përket negociatave me Serbinë. Një dialog drejt këtij qëllimi është në proces, por si qeveria serbe ashtu edhe ajo e Kosovës nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm dhe së fundmi, qeveria e Kurtit ka qenë veçanërisht kokëfortë rreth vazhdimit të bisedimeve”, ka thënë senatori Murphy.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …