Ahmet Isufi: Gjithë ata që janë rreshtuar në UÇK kanë pas uniformë, Albin Kurtin kurrë se kam parë të tillë

Ahmet Isufi: Gjithë ata që janë rreshtuar në UÇK kanë pas uniformë, Albin Kurtin kurrë se kam parë të tillë

Anëtari i AAK-së, Ahmet Isufi ka komentuar deklaratën e ish-komandantit Rrustem Mustafa i cili tha se Albin Kurti ishte bashkëluftëtar i tij në luftë. Isufi ka thënë se Kurtin nuk e ka parë kurrë në uniformë të UÇK-së. “Gjithë ata që janë rreshtuar në UÇK kanë pas uniformë, kanë pas armë. Ushtari është ushtar, ne po flasim për kategori që kanë qenë në front. Luftën e UÇK-së e ka ndihmuar i gjithë populli edhe bashkësia ndërkombëtare, hajde të themi që edhe ata kanë qenë UÇK sepse e kanë ndihmuar këtë luftë”, tha Isufi. “Dihet kush ka qenë, e kush s’ka qenë, madje dihet edhe kush, ku ka qenë. Ai ka jetuar në Prishtinë, ka qenë civil, është angazhuar në zyrën e bacës Adem Demaçi. Në uniformë kurrë se kam parë”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në përvjetorin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në …