Ahmet Isufi: Trupat Mbrojtëse të Kosovës i kanë kryer me sukses të gjitha përgaditjet për formimin e FSK-së

Ahmet Isufi: Trupat Mbrojtëse të Kosovës i kanë kryer me sukses të gjitha përgaditjet për formimin e FSK-së

Ish-komandanti i Zonës Operative e Karadakut dhe ish-eprori i lartë i TMK-së, Ahmet Isufi e ka kujtuar 20 vjetorin e transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Ai ka thënë së ky rrugëtim ishte i gjatë më për plotë sfida, trajnime për të arritur deri në 14 dhjetorin e vitit 2018 kur Kuvendi i Kosovës i votoi tri ligjet për t’i dhënë vulën përfundimtare Ushtrisë së Kosovës. “Sot është 20 vjetori i transformimit të UÇK-së në TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës), mision ky i kryer me sukses drejt përgatitjes së formimit të FSK-së (Forca e Sigurisë së Kosovës). Kjo rrugë e gjatë me plotë sfida, me trajnime e me ngritje profesionale duke u krahasuar me ushtritë e rajonit e më gjerë, deri më 14 dhjetor 2018, Kosova arriti të shënoj ngjarjen më të madhe historike pas fitores së luftës çlirimtare, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku në Kuvendin e Republikës së Kosovës votohen tri ligjet për t’i dhënë vulën përfundimtare Ushtrisë së Kosovës. Edhe sot, Kosova ka nevojë akoma për njerëz të dijshëm e të guximshëm që shtyjnë proceset përpara. Kosova ka nevojë akoma për njerëz të dinjitetshëm që punojnë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të shtetit tonë të pavarur. Kosova ka nevojë akoma për njerëz që atdheun e duan 100%.”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …