Turqia

Ahmet Qeriqi: Fitorja e Erdoganit, në zgjedhjet e sotme të Turqisë, do të jetë fitore për stabilitetin e përgjithshëm rajonal e botëror

Turqia ka qenë do të mbetet përgjithmonë një shtet i fortë ekonomikisht e ushtarakisht. Pozita neutrale ndaj Lindjes e Perëndimit, sidomos tani kur luftës së Rusisë e Ukrainës nuk i duket fundi, bën që Turqia aleat i këtyre dy shteteve, të jetë një faktor i fuqishëm në mundësinë e arritjes së marrëveshjes së paqes.

Është e vërtetë se shtetet e krishtera të Evropës, por në një masë edhe Amerika, nuk e duan Erdoganin në krye të Turqisë,  sepse ai nuk i bindet BE-së, dhe  asnjë shteti tjetër të fortë në botë, pasi ai mbështetet te populli i tij, i cili ka dhënë përkrahje dhe e ka votuar gjithnjë në 20 vitet e fundit. Erdogan ka mbështetjen e shumicës së shteteve islamike, shteteve arabe  e të tjera.

Politika e tij e parimore e përmbajtur dhe paqësore  ka ndikim të madh edhe në disa shtete të Ballkanit, sidomos të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Kroacisë, në një masë edhe të Serbisë,  e cila i përkulet  duke ditur ndikimin e tij në Ballkan e më gjerë.

Fitores së Erdoganit nuk i gëzohet Greqia, Franca, Italia e shtete të tjera, të cilat do ta dëshironin një Turqi të dobët, të nënshtruar dhe të varur nga BE-ja dhe Amerika. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur as do të ndodh nëse Erdogan, edhe kësaj radhe i fiton zgjedhje. Në të kundërtën, në rast se fiton kryetari i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, e ardhmja e Turqisë dhe ndikimi i saj do të margjinalizohet.

Opozita në Turqi ka përkrahjen e fuqishme të shteteve të krishtera të Evropës, të cilat kurrë nuk do të pajtohen me një Turqi të fortë, që ka pas vetes dhjetëra shtete të forta dhe ndikim të jashtëzakonshëm në shtetet e Azisë e të Afrikës.

Turqia është forca e dytë në NATO, pas Amerikës dhe  njëra nga pesë vendet anëtare të Aleancës Veriatlanitike, që janë pjesë e politikës së ndarjes bërthamore të saj, së bashku me Belgjikën, Gjermaninë, Italinë e Holandën. Gjithsej 90 bomba bërthamore B61 janë pritur në bazën ajrore të Inxhirlik të Turqiaë. 40 prej tyre ndahen për përdorim nga Forcat Ajrore Turke në rast të një konflikti bërthamor, por përdorimi i tyre kërkon miratimin e NATO-s.

Fitorja edhe kësaj radhe  e Erdoganit, në krye të Turqisë, është fitore për të gjithë, pasi ai ka treguar me vepër se është politikan i fortë, ka vizion e njohuri për të qenë edhe më tej udhëheqës i njërit prej shtetet më të fuqishme të botës.

Turqia me Erdoganin në krye ka shpëtuar nga gjenocidi popullatën myslimane rohinjiase,  në Birmani, ka bartur  barrën në rëndë të mundshme të miliona refugjatëve të Sirisë, ka zgjidhur konfliktin në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka qenë dhe është  ndërmjetëse në luftën mes Rusisë e Ukrainës, ka likuiduar banda të shumta terroriste, në Turqi dhe jashtë vendit, ka ndihmuar ekonomikisht shumë vende në nevojë, ka ndihmuar veçmas Shqipërisë me investime, po ashtu  ndihmon Bosnje-Hercegovinën, Sanxhakun, ka ndihmuar Kosovën  dhe është shteti i tretë me radhë për ndihma investime në Kosovë, pas Amerikës e Gjermanisë.

14.5. 2023

Shtime

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …