Ahmet Qeriqi: Konsolidohet organizimi i shtabeve civile (E premte 19 qershor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Konsolidohet organizimi i shtabeve civile (E premte 19 qershor, 1998)

Qysh nga dita e heqjes së maskave, para tri ditësh, kemi kërkuar nga popullata që ta ndërpres aktivitetin e ashtuquajtur partiak dhe ta ndihmojë ushtrinë çlirimtare. Shumica e ka mirëpritur këtë nismë, mirëpo disa nga kryetarët e  aktiveve të LDK-së, nuk janë pajtuar për këtë dhe, herë-herë organizojnë takime ilegale.

Kemi identifikuar disa persona, të cilët, sipas shënimeve që i kemi me shkrim, kanë mbajtur kontakte me policin  Gjurë nga Lipjani dhe e disa të tjerëve. Pikërisht të  tillët tani janë futur në ilegalitet, meqë kanë dëgjuar se UÇK-ja po i hulumton. Ata tanimë janë strukur dhe nuk dalin haptas.

(Një punë të dëmshme organizimit të shtabeve civile po u bëjnë… (8 rreshta të koduar)

Ende nuk është paraqitur në fshat, Xhevat Olluri, kryetari i Degës së LDK-së në Lipjan, për të cilin mendoj se do ta bindim t’ i bashkohet radhëve tona. Përpjekjet tona për t’ i bindur partiakët pacifistë se, pavarësisht a i pëlqen Ibrahim Rugovës apo jo, ne jemi nisur në rrugë për ta çliruar Kosovën, nuk kanë dhënë rezultat. Duken të humbur dhe të hutuar. Ata, janë qyqarë dhe mjeranë, të cilët nuk besojnë se mund ta fitojmë luftën.

Pavarësisht nga pengesat, përqindja dërrmuese e popullatës është vënë në ndihmë të gjithanshme. Gjatë natës, hapen qindra metra istikame dhe transhe. Rregullojnë bunkerët për ushtrinë. Merren me furnizim. Heset Hamdiu, Ramadan Rizani, Vehbi Tafil Qeriqi  e të tjerë, kanë siguruar edhe rojet vëzhguese në hyrje të fshatit, ku kontrollohet dhe evidentohet çdo person i panjohur. Përveç komunistit titist, Milaim Hamiti, nga Krojmiri, të gjithë të tjerët kanë pranuar të ushtrojnë roje në hyrje të fshatit, sipas orarit.

Të gjithë anëtarët e familjes sime ndodhen në Krojmir. Këtu jemi bashkë me tërë familjen.  Arbana, e cila është angazhuar në ambulancë, pastaj dhe Labëria e Rrezarta si dhe Epiri e Zamiri. Me ta është  edhe Zymrytja, bashkëshortja ime. Mungon, Antigona, ajo me burrin e saj ndodhet në Gjermani.

Ardhja e tyre do të ndikojë pozitivisht te banorët e fshatit, meqë tani për tani shihet se me punën dhe angazhimin tonë po ushtrojmë ndikim pozitiv te shumica.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Rezistencë e heshtur e grupeve pacifiste (E diel 21 qershor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Rezistencë e heshtur e grupeve pacifiste (E diel 21 qershor, 1998)

Ndërprerja e aktiviteteve partiake, fillimisht ka shkaktuar huti, jo te populli por te disa, që …